Dështim po cilësohet Reforma zgjedhore e Presidentit Foto: Koha / arkiv

Dështim po cilësohet Reforma zgjedhore e Presidentit

07 tetor 2017 19:07

Në fundin e 2016-s presidenti Hashim Thaçi kishte nisur takimet me partitë politike për reformën zgjedhore që tentohej të përfundonte shpejt, e propozimet t’ia procedonte Kuvendit, por gjithçka mbeti pezull.

Opozita asnjëherë nuk e kishte pranuar iniciativën e presidentit duke e bojkotuar atë, ndërsa opozita e tashme në Kuvendin e Kosovës paralajmëron se kjo çështje do të jetë prioritare në këtë legjislaturë të Kuvendit, raporton KTV.

Driton Selmanaj deputet i LDK-së thotë se është nevojë e menjëhershme që Kosova të nisë një reforme të mirëfillte zgjedhore.

Ai thotë të ndihet keq me sjelljen e klasës politike ndaj këtij procesi që kishte nisur nga viti 2010.

Selmanaj ka folur edhe për rregulloren e Kuvendit që tha se prej vitesh shëtitet në zyrat e Kuvendit.

Tha se kjo ishte bllokuar nga persona brenda kryesisë së kuvendit për vite të tëra, nga frika e humbjes së pushtetit.

Albulena Haxhiu kryetare e Komisionit për legjislacion thotë se komisioni kishte punuar për vite të tëra në draftin e rregullores së kuvendit, mirëpo ka pasur pakënaqësi nga grupe apo individë brenda kuvendit të republikës.

Ajo thotë se me rregulloren e re fokusi duhet vendosur te fuqizimi i republikës parlamentare.

Kujton shkeljen që sipas saj, ka bërë kryetari në ditën që u zgjodh qeveria re Haradinaj ku Veseli kishte kërkuar pauzë në kohën kur nuk lejohen.

Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e gjashtë të saj vazhdon të funksionojë me një rregullore të vitit 2010, megjithëse do të duhej që secila legjislaturë të miratonte rregulloren e re të Kuvendit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme