Shahini ndihet e nderuar nga posti në “Qeverinë Rama 2”

Shahini ndihet e nderuar nga posti në “Qeverinë Rama 2”

07 tetor 2017 15:14

Kryeministri i Shqipërisë E di Rama, është kujdesur që të lë vend edhe për politikanë nga Kosova në postet e zëvendësministrave.

Sot, pasi foli në Asamblenë e Partisë Socialiste për objektivat e qeverisë që drejton në 100 ditët e para, Rama ka prezantuar zëvendësministrat.

Në mesin e tyre është edhe Besa Shahini, e cila ka marrë postin e zëvendministres së Arsimit. Në kabinetin e Ramës do të jetë edhe Hajrulla Çeku, zv.ministër i Turizmit, Valbona Shajaku, zv.ministre e Kulturës, dhe Ilirjana Bajraktari, zv.ministre e Shëndetësisë.

Pas kësaj, Shahini ka shkruar në profilin e saj se ndihet e nderuar që puna e saj e deritanishme në fushën e arsimit vlerësohet si aset në qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

“Shpresoj që kontributi im të çojë tek përmirësimi i mëtutjeshëm i shkollave dhe arsimit në Shqipëri. Marrë parasysh që standardet e arsimit shqip vendosen në Tiranë, arritjet atje domosdoshmërisht do të ndikojnë në përmirësimin e arsimit në Kosovë dhe vendet e tjera shqipfolëse në rajon”, ka thënë Shahini, përcjell Koha.net. “Punën time në Shqipëri e shoh si thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe tejkalim të kufijve në interes të përfitimit të përbashkët të shqiptarëve”, ka shtuar më tej ajo.

Këta janë të gjithë zëvendësministrat e emëruar sot nga Edi Rama:

Në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë do të kemi 4 zv/ministra: Erjon Luçi, Albana Shkurta, Dajna Sorensen dhe Elton Haxhi.

Zv/ministra në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës, do të jenë: Enis Aliko, Altin Bonati , Dorina Qinari, Artan Shkreli.

Në ministrinë e Punëve të Brendshme do të ketë 4 zv/ministra: Rovena Voda, Julian Hodaj, Romina Kuko, Besfort Lamallari.

Në ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme do të ketë 3 zv/ministra: Klea Maliqi, Artemisa Dralo, Etien Xhafaj.

Në ministrinë e Mbrojtes zv/ministër do të jetë Petro Koçi.

Zv/ministra të Drejtësisë do të jenë 2: Toni Gogu, Teuta Godo.

Në ministrinë e Shëndetësisë zv/ministra do të jenë: Bardhylka Kospiri, Mira Rakacolli, Ilirjana Bajraktari, Ardiana Jaku.

Në Ministrinë e Arsimit zv/ministra do të jenë: Besa Shahini, Ervin Demo, Kostandin Shkurti, Shpati Kolgega.

Zv/Ministra të Turizmit dhe Mjedisit do të jenë: Ornela Çuçi, Hajrulla Çeku.

Në ministrinë e Bujqësisë do të jenë zv/ministra: Dhimo Kote, Ermira Rusi, Ilir Halilaj, Roland Kristo.

Në Ministrin e Kulturës zv/ministre do të jetë Valbona Shajaku.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme