Arbëri

Lekaj: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugët e Kosovës janë të kalueshme.

Ministri Pal Lekaj ka shkruar në profilin e tij në Facebook, duke thënë se ka inspektuar disa nga këto rrugë.

“Bora e mbrëmshme përveç se ka zbardhë tokën nuk e ka bërë ndonjë segment rrugorë të pakalueshëm. Megjithatë Ministria e Infrastrukturës, i ka angazhuar të gjithë drejtorët që të jenë në krye të detyrës dhe bashkë me kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve të mos lejojnë asnjë ‘befasi’ e cila mund t'iu shkaktojë probleme qytetarëve gjatë lëvizjes së tyre në komunikacion”, ka shkruar Lekaj.

Lekaj ka thënë se të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësi të ministrisë janë të kalueshme.

“Në rrugët kodrinoro-malore është intervenuar, si në akset rrugore Pejë - Kullë, Pejë - Rugovë, Kaçanik - Hani i Elezit ka pasur erodime (rrëshqitje) të gurëve të cilët janë pastruar, Brezovicë, Prevallë, Glloboçicë dhe Zhur-Dragash. Është intervenuar dhe po vazhdon puna në largimin e drunjvë të rrëzuar nga erërat e fuqishme në drejtimet, Dragash-Restelicë, Dragash - Brod dhe Dragash - Zaplluzhë. Bora sjellë pastërti, nuk do të lejojmë që të bëhet pengesë për njerëzit”, ka thënë Lekaj.

{gallery}