Ngrica në Aeroportin e Prishtinës shkakton panik tek udhëtarët në aeroplanin zviceran

Ngrica në Aeroportin e Prishtinës shkakton panik tek udhëtarët në aeroplanin zviceran

07 tetor 2017 10:56

Aeroplani i kompanisë Swiss është nisur nga Gjeneva për në Prishtinë në orën 6.28 me 180 udhëtarë kosovarë. Për shkak të motit me borë që po mbretëronte në Kosovë, ai pati shumë vështirësi gjatë aterrimit në Aeroportin e Prishtinës.

“Posa rrotat e aeroplanit e prekën pistën, piloti u detyrua të mbushte gaz në mënyrë urgjente. Ai tha se ka shumë vështirësi nga bora në pistë. Në aeroplan në mesin e udhëtarëve pati shumë panik nga dridhjet e forta”, ka thënë Nazmi Ahmeti për albinfo.

Portali Koha.net ka tentuar të marrë ndonjë sqarim nga zyrtarët e Aeroportit të Prishtinës, por nuk kanë qenë të qasshëm.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme