Italia i kërkon Shqipërisë më shumë rezultate në luftën kundër krimit

Italia i kërkon Shqipërisë më shumë rezultate në luftën kundër krimit

06 tetor 2017 23:41

Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo deklaroi se Shqipëria duhet të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar.

“Italia dhe Shqipëria po bashkëpunojnë prej vitesh në luftën kundër krimit të organizuar dhe kanë pasur rezultate, sidomos në luftën kundër hashashit, por Shqipëria duhet të bëjë më shumë”, tha ai.

“Shqipëria mund dhe duhet të bëjë më shumë. Nuk jam ekspert i problemeve specifike. Por, ajo që duhet të përmirësohet është lufta kundër grupeve kriminale. Mbi të gjitha, të sillen para drejtësisë dhe të dënohen nëse shpallen fajtorë. Kjo deri më sot nuk ka ndodhur”, tha Cutillo.

I pyetur për ecurinë e vettingut, diplomati italian u shpreh se gjithçka po shkon siç duhet dhe do të japë rezultate. Ambasadori ka folur edhe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Shqipëria e di se për të hapur bisedimet për hyrjen ne BE duhet te beje përparime ne 5 fusha kryesore. Ajo po bën përparime por disa vende në veçanti kërkojnë që të bëjë edhe më shumë”, përfundoi ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme