Gjykata nuk i merr për bazë masat e MSH-së për shkak të mungesës së instancës për ankesë të brendshme

Gjykata nuk i merr për bazë masat e MSH-së për shkak të mungesës së instancës për ankesë të brendshme

07 tetor 2017 08:00

Cilado masë që organet brenda Ministrisë së Shëndetësisë e marrin ndaj shkeljeve etiko-profesionale të punëtorëve shëndetësorë hidhet poshtë nga gjykata, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo jo pse një shkelje e tillë nuk ka ndodhur, por për shkak se punëtorëve në fjalë nuk u është dhënë mundësia që të ankohen në shkallë të dytë brenda institucionit që i ka ndëshkuar ata. MSH-ja që nga paslufta nuk e ka rregulluar çështjen e masave të brendshme ndaj punëtorëve shëndetësorë.

Kjo ndodh kur bëhet fjalë për vendimet për marrje apo pezullim të licencave nga Bordi Etik brenda MSH-së. Një gjë e tillë ka bërë gjykatën që të aprovojë çdo ankesë të profesionistëve shëndetësorë ndaj masave të këtij Bordi dhe t’i anulojë ato... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme