Bytyqi thotë se do mësohen shpejt shkaqet e djegies së FSHMN-së

Bytyqi thotë se do mësohen shpejt shkaqet e djegies së FSHMN-së

06 tetor 2017 17:29

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka dalë sot pasdite në vendin ku është kapluar nga zjarri një pjesë e madhe e objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Bytyqi ka parë nga afër dëmet që janë shkaktuar nga zjarri në këtë objekt, i cili frekuentohet çdo ditë nga qindra studentë, ndërsa ka kërkuar që sa më shpejt të mësohen shkaqet e këtij dëmi që i është bërë universitetit më të madh publik në vend.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme