Arbëri

Vuçiq i këshillon serbët e Kosovës të jenë unikë “si kusht për mbijetesën e tyre”

Descriptive Text

Beograd, 6 tetor – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka këshilluar sot përfaqësuesit e popullit serb në Kosovë që të jenë unikë, sepse “çështja e unitetit të popullit serb është çështje e ekzistencës së tij në Krahinë”, siç vazhdon Beogradi ta quajë Republikën e Kosovës, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

Sipas raportimeve, Vuçiq u ka thënë atyre se “duhet të pengohen përpjekjet për të thyer unitetin, që vijnë nga qarqe të atyre të cilët duan të dobësojnë kapacitetet për realizimin e të drejtave politike kolektive të serbëve në Kosovë e Metohi”, citon Koha.net komunikatën e shërbimit për informim të Presidencës së Serbisë.

Përfaqësuesit e popullit serb në Kosovë theksohet se kanë transmetuar dëshirat e serbëve në Krahinë që, pavarësisht nga presionet e vazhdueshme dhe vështirësitë me të cilat përballen, të luftojnë për mbijetesë dhe për të drejtat e tyre kolektive në bashkëpunim me presidentin dhe Qeverinë e Serbisë”, theksohet në komunikatë.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, gjatë takimit me presidentin e Serbisë, ka thënë serbët në Kosovë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të garojë me një listë unike. Sipas tij, kjo ka qenë edhe dëshira e presidentit serb, Vuçiq.

Rakiq pas takimit në Presidencën e Serbisë tha para m,edhave se Vuçiq ka mbështetur kandidatët e Listës Serbe për kryetarë komunash, transmeton Koha.net.

Me delegacionin e Kosovës në takimin me presidentin e Serbisë, Vuçiq, ka qenë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.