BERZH-i i jep mbështetje edhe Qeverisë

BERZH-i i jep mbështetje edhe Qeverisë

06 tetor 2017 16:17

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të BERZH-it, të kryesuar nga zëvendëspresidenti, Pierre Heilbronn, i cili shoqërohej nga Charlotte Ruhe, drejtoreshë e Bankës për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Oleg Levitin, zëvendësdrejtor për Qeverisje dhe Çështje Politike, si dhe Anca Ioana Ionescu, shefe e zyrës së BERZH-it, në Kosovë.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj falënderoi BERZH-in për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në realizimin e projekteve të ndryshme, duke e vlerësuar rolin e këtij institucioni financiar, në të njëjtën kohë ofroi mbështetjen e plotë të Qeverisë.

Kryeministri Haradinaj dhe zëvendëspresidenti Heilbronn diskutuan mbi investimet e deritashme të BERZH-it në Kosovë si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit për realizimin e projekteve që do të zhvillohen në të ardhmen.

Nga ana e tij, zëvendëspresidenti Pierre Heilbronn, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke ofruar bashkëpunim të mëtutjeshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme