Arbëri

Ministri i Zhvillimit Ekonomik ia prezanton FMN-së prioritetet

Fondi Monetar Ndërkombëtar do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën me qëllim ruajtjes së stabilitetit financiar dhe krijimi i kushteve për rritje të qëndrueshme, kanë deklaruar përfaqësues të FMN-së gjatë takimit që zhvilluan sot me ministrin i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Ministri Lluka njoftoi përfaqësuesit e FMN-në, me prioritetet e tij gjatë këtij mandati, specifikisht për sektorët e energjisë, minierave dhe teknologjia e informacionit, duke theksuar se projektet në këta sektorë do të kenë një dinamikë të përshpejtuar të realizimit.

Përfaqësuesit e FMN-së potencuan bashkëpunimin e mirë që kanë me Qeverinë e Kosovës dhe resorët ministrore, të bindur se ky bashkëpunim do të vazhdojë më tutje me qëllim të nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.