SHBA i dhuron Kosovës 1 milion dollarë pajisje për kontrollin e kufirit

SHBA i dhuron Kosovës 1 milion dollarë pajisje për kontrollin e kufirit

05 tetor 2017 12:18

Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurisë së Ndërlidhur Kufitare të SHBA-ve (EXBS) dhe Departamenti i Energjisë (DOE) kanë dhuruar pajisje në vlerë prej 1 milion e 100 mijë dollarë për Ministrinë e Punëve të Brendshme - Policinë Kufitare dhe Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, Ministrinë e Financave - Doganat, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë - Departamentin për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike dhe Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, tha se MPB është e përkushtuar që të punojë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se ky donacion do të jetë shumë i mirëseardhur për Kosovën.

Ndërsa, Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, tha se janë të përkushtuar me institucionet e Kosovës për të forcuar kufijtë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se Ministria e Financave i është shumë falënderuese ambasadës së SHBA-ve për të gjitha ndihmesat dhe për këtë ndihmesë që po e bënë tani për të ju ofruar siguri qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se nga ky donacion do të përfitojë Dogana e Kosovës e cila do të jetë e pajisur me pajisjet më të reja për menaxhimin e kufirit.

Përfituesit më të mëdhenj sipas tij do të jenë qytetarët e Kosovës të cilët do të jenë të sigurt për atë që hyn në Kosovë.

Kurse, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, tha se shpreson se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Besoj që këto pajisje do ti ndihmojnë institucioneve tona për kontrollim të kufirit”, tha ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme