Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sot do më mbahet ceremonia e dhënies së donacionit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, ministri i Financave, Bedri Hamza, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProgrami për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurisë së Ndërlidhur Kufitare të SHBA-ve (EXBS) dhe Departamenti i Energjisë (DOE) do të dhurojnë pajisje në vlerë prej 1 milion e 100 mijë dollarë për Ministrinë e Punëve të Brendshme - Policinë Kufitare dhe Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, Ministrinë e Financave - Doganat, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë - Departamentin për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike dhe Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.