Arbëri

Adem Salihaj përmendet në telefonatat e prezantuara në gjykimin e Limajt

Descriptive Text

“Hey ngom, më tha që ajo kompani është e Adem Salihajt...jo, jo ty dajë hiç mos ta nin se e di qysh u konë puna me Adem Salihajn aty”, i ka thënë ish-i akuzuari Ali Aliu të akuzuarit në rastin MTPT Shpëtim Telaku, gjatë një komunikimi telefonik të zhvilluar në vitin 2008, shkruan sot Koha Ditore .

Ky komunikim është lexuar nga prokuroria e EULEX-it të mërkurën në gjykimin kundër Telakut, ish-ministrit të MTPT-së, njëherësh zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj dhe të akuzuarve të tjerë për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe marrje ryshfeti.

I pranishëm gjatë seancës ka qenë ish-kryetari i Ferizajt, njëherësh anëtar i LDK-së, Adem Salihaj, i cili është ftuar nga prokuroria për të dëshmuar rreth njohurive të tij për këtë proces gjyqësor.

(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.