Me “autostradën e paqes”, Serbia në detin e Shqipërisë

Me “autostradën e paqes”, Serbia në detin e Shqipërisë

04 tetor 2017 22:43

Makinat e punës për pjesën e parë autostradës Nish – Merdar do të gumëzhijnë në vitin e ardhshëm. Kështu është paraparë me planet e Qeverisë së Serbisë dhe të Bankës Investues Europiane që për këtë autostradë ka paraparë, për fillim, 212 milionë euro, transmeton Koha.net.

Ministrja serbe e Ndërtimtarisë, Komunikacionit e Infrastrukturës Zorana Mihajoviq gjatë takimit me zyrtaren e kësaj banke, Dubravka Negro, ka theksuar rëndësinë e kësaj autostrade, e cila quhet autostradë e paqes, ka gjatësinë 77 kilometra.

Në pyetjen nëse ka prioritete më të rëndësishme për komunikacionin dhe në konstatimin se kjo autostradë është më e rëndësishme për shqiptarët e Kosovës se sa për qytetarët e Serbisë, ministrja tha se Serbia përmes kësaj autostrade del në del.

“Nuk është kjo autostradë për shqiptarët e Kosovës, por për tërë rajonin. Serbia nuk ka deti e porte e me këtë autostradë do të dalim në porte shqiptare. Kjo rrugë është shumë e rëndësishme. Tani në Kosovë jetojnë më pak se 6 për qind serbë dhe ne duhet përpjekur që t’i mbajmë ata atje. Kjo është njëra nga mënyrat”, citon “novosti” të ketë thënë ajo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme