Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur drejtorin e përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson.
Sipas kumtesës së MPJ-së, në takim është folur lidhur me liberalizimin e vizave, avancimin e agjendës evropiane për Kosovën, transmeton Koha.net.
Lidhur m e procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, Pacolli, ka theksuar se “qytetarët e Kosovës, që duan lëvizjen e lirë nuk kanë lidhje me demarkacionin”, duke shprehur përkushtimin se “do të bëhet gjithçka që do të jetë e mundur, që liberalizimi i vizave të mundësohet”.
Zyrtari nga Komisioni Evropian, Danielsson, përsëriti se kriteret e mbetura për liberalizim duhet të plotësohen.
-
4 tetor 2017 23:46
-
Shpërndaje në: