Paralajmërim nga Vetëvendosje për kryeministrin Haradinaj

04 tetor 2017 21:31

Vetëvendosje paralajmëron kryeministrin Haradinaj se nëse në Kuvend e sjell marrëveshjen e njëjtë për demarkacionin me Malin e Zi, atë që u nënshkrua nga PDK, atëherë do të ballafaqohet me kundërshtim.

Këtë mesazh e kumtoi deputetja e këtij subjekti, Albulena Haxhiu në Rubikon të KTV-së.

Mirëpo kolegu i saj nga kuvendi, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi i ka thënë se, në këtë rast, pikërisht Haradinaj është ai që më së shumti është për procedimin e kësaj cështje.

“Çështje është se si do të përmbyllet si proces, si marrëveshje me Malin e Zi që mundet të rinegociohet apo ajo ka nevojë të dërgohet edhe në arbitrazh”, ka thënë ai.

“Më shumë se Haradinaj që kjo cështje të proceodhet më shpejt, të zgjidhet sa më shpejt, sepse në fund të fundit, është edhe i involvuar në këtë çështjë”, përfundoi Isufi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agim Krasiqi05/10/2017 08:45

Dergimi i marrveshjes per demarkacionin be Arbitrazhe qe tani i dihet epilogu.Arbitrazha ka per te vendosur be favor te Malit te Zi,sepse Kosova nga ana e BE-se dhe SHBA-se sherbe si monedhe kusurimi per nevojat e tyre.Eshte nje tragjedi e cila po na percjell prej vitit 1912.

Shto koment

Të ngjashme