Në Shipitullë po shuhet ngazëllimi për marrëveshjen mbi shpronësimet

04 tetor 2017 22:30

Ngazëllimi për arritjen e marrëveshjes së shpronësimit me Qeverinë, ka nisur të shuhet, raporton KTV.

Banorët e Shipitullës së Obiliqit pritën që kjo marrëveshje të jetësohej menjëherë, në mënyrë që të arrinin një zgjidhje te re për banim.

Por, pas tri javësh, ata ankohen se kanë mbetur duke shikuar ekskavatorët e KEK-ut që po punojnë krejt afër shtëpive të tyre.

Tashmë, edhe muret e disa shtëpive kanë pësuar plasaritje nga nxjerrja e thëngjillit.

Frikë mbetet edhe pjesa e tjetër e marrëveshjes, sa i përket punësimit të tyre në KEK, meqë thonë se korporata gjithnjë i ka anashkaluar ata.

Prapa kamerës ankohen se gjithë këtë situatë e krijuan ata që pa jetuar kurrë në Shipitullë vrapuan të ndërtojnë shtëpi sa për sy e faqe, vetëm që të përfitojnë nga shteti.

Nga 26 shtëpi, sa ishin në këtë zonë, me t’u marrë vendimi i shpronësimit, u ndërtuan më shumë se 200 për rreth tri vjet.

Ekipi i KTV-së ka vizituar shumë shtëpi, të cilat vërehen qartë se janë të pabanueshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme