Daka e KQZ –së fton për respektim të ligjeve gjatë fushatës

04 tetor 2017 19:12

Nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, i ka thirrur të gjitha subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre t’u përmbahen ligjeve, raporton KTV.

Si rrugë e vetme për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Ajo i ka stimuluar edhe studentët e Juridikut që ta shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese, duke votuar.

Siç tha Daka, janë shënuar përparime të mëdha që nga viti 2000 kur janë organizuar zgjedhjet herën e parë për kuvendet komunale në Kosovë.

Që nga ajo kohë, Daka tha se janë përmirësuar disa aspekte si rritja e besueshmërisë, modernizimi i shërbimeve e të tjera.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme