Arbëri

Kosova ka shumë detyra nga BE-ja për t’i kryer deri në janar

Një lisë e gjatë e detyrave i është dhënë Kosovës deri në janarin e vitit të ardhshëm, raporton KTV.

Këto detyra ia prezantoi kabinetit qeveritar, drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Christian Danielsson, ka thënë se Kosova nuk ka kohë të humbasë.

Qëllimi i këtij programi është që t’i ndihmojë Kosovës në dizajnimin e politikave më kredibile ekonomike dhe në këtë mënyrë të përmirësojnë jetën e popullatës dhe aspiratat ndaj BE-së”, është shprehur Danielsson.

Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, ka shprehur gatishmërinë për plotësimin e të gjitha kërkesave në mënyrë që shteti të mos e humbasë këtë rast.

Danielsson gjatë ditës është takuar edhe më kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, zëvendës-kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin dhe me ministrat Bedri Hamza dhe Dhurata Hoxha.