Mos dorëzimin e kërkesës për pranim në UNESCO, MPJ e quan shtyrje pragmatike

Mos dorëzimin e kërkesës për pranim në UNESCO, MPJ e quan shtyrje pragmatike

04 tetor 2017 18:28

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes një deklarate për opinion, ka sqaruar arsyet pse nuk është bërë kërkesa për anëtarësim në UNESCO. Sipas kësaj deklarate mosdorëzimi është bërë pas koordinimeve me SHBA-në dhe BE-në, transmeton Koha net.

Ky është teksti i deklaratës:

“Shtyrja pragmatike e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Interpol dhe UNESCO është e mbështetur në koordinimin e plotë dhe të ngushtë me SHBA-të dhe vendet e tjera të Kuintit.

Ministria e Punëve të Jashtme ri-thekson se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme vepron në mënyrë koordinuar, të matur, të përgjegjshme dhe në mbrojtje të interesit nacional të Republikës së Kosovës.

pretendim tjetër për krijimin e narracionit negativ te publiku është i paarsyeshëm dhe joprofesional.

Ministria e Jashtme vlerëson se këto veprime i kontribuojnë forcimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, avancimit të mëtejmë të marrëdhënieve me shtetet partnere dhe aleate, garantimit të sigurisë si dhe promovimit të paqes në rajon”.

Deklarata paraprakisht ka përkujtuar se Kosova deri më tash është anëtarësuar në mbi gjashtëdhjetë Organizata rajonale, kontinentale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shtet i kapur nga laviret e shitne05/10/2017 08:45

Normal se Haradinaj e ka shit Kosoven vetem e vetem por mos e dorezu Franca ne Serbi.

Shto koment

Të ngjashme