Arbëri

Kosova zotohet për bashkëpunim me FMN-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti delegacionin e FMN-së, që udhëhiqej nga Jacques Miniane, shef i misionit për Kosovën i Fondit Monetar Ndërkombëtar, departamenti i BE-së.

Haradinaj falënderoi Miniane-n për bashkëpunimin në funksion të ruajtjes dhe zhvillimit të stabilitetit buxhetor dhe financiar të Kosovës.

Ai është zotuar për bashkëpunim të afërt me FMN-në edhe në të ardhmen.

Miniane ka theksuar se Kosova ka një politikë të disiplinuar financiare dhe se duhet të vazhdojë në këtë kurs.

Shefin e Misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane, do ta zëvendësojë Stephanie Eble.