Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Italia përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Ministri Kujtim Gashi priti sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin që ka Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Ambasadën e Italisë.

Ministri e ambasadori i vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Italisë në përgjithësi, e sidomos për angazhimin dhe koordinimin e përbashkët të Ambasadës dhe MKRS-së në realizimin e projekteve konkrete me qëllim të arritjes së planeve dhe politikave të ministrisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri falënderoi ambasadorin dhe përmes tij shtetin e Italisë për kontributin që ka dhënë populli italian në mbështetje të shtetit të Kosovës. Ministri ka veçuar përkrahjen e ambasadës në projektet që janë në interes të MKRS-së duke u shprehur se me intensifikimin e bashkëpunimit përfitimi do të jetë më i madh.

Ministri e ka informuar ambasadorin edhe për objektivat që kanë për synim që t’i realizojnë duke hartuar politika që janë në dobi të avancimit të fushave që ka në përgjegjësi ministria.

Nga ana e tij, ambasadori Sardi e falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe e uroi për marrjen e detyrës.

Ambasadori italian u shpreh se ambasada do ta përkrah ministrinë por edhe Kosovën në proceset e saj në afirmimin ndërkombëtar siç është anëtarësimi në UNESCO.

Ambasadori Sardi tha se do ta mbështesë ministrinë edhe në avancimin i infrastrukturës ligjore.