Prishtinë, 12 janar – Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, bëri të ditur kjo ministri përmes një njoftimi për media.
Kroacia ka qenë dhe vazhdon të jetë një model shembull për Kosovën drejt integrimit të suksesshëm në Bashkimin Evropian. Po ashtu, Kroacia në vazhdimësi ka përkrahur Kosovën në këtë proces, dhe me këtë rast ministrja Ahmetaj e falënderoi Ambasadoren Kapitanoviq për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Kosovën, në veçanti në procesin e integrimit Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë takim, më në detaje u diskutua për avancimin rreth zbatueshmërisë së Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) pasiqë Kroacia ka qenë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor tek i cili u aplikua instrumenti i MSA-së dhe si janë menaxhuar sfidat në këtë proces. Natyrisht Kosova ka nevojë për përvojën dhe ekspertizën Kroate në zbatimin e MSA-së për të shërbyer si udhërrëfyes gjatë këti procesi.
Në vazhdim u diskutua edhe për gjendjen aktuale me Agjendën Evropiane të Reformave, konsultimet me akterët kyç për përcaktimin e Kosovës për Programet e BE-së dhe gjendjen aktuale rreth procesit të Liberalizimit të Vizave për Kosovën.
Me këtë rast ministrja Ahmetaj potencoi rëndësinë e ndërlidhjes së drejtpërdrejt me homologët kroat të zyrtarëve institucional të Kosovës në mënyrë që edhe komunikimi dhe shkëmbimi të jetë i strukturuar dhe konkret.
Nga ana e sajë, ambasadorja Kapitanoviq ritheksoi gatishmërinë e Kroacisë për të zgjeruar bashkëpunimin rreth agjendës evropiane, rrjedhimisht në kuadër të zbatimit të MSA-së.