“Do ta quaja fatale, nëse ky ligj do të shkonte nesër ose pasnesër për votim në Parlament. Është një ligj që nuk i shton asgjë konventës kuadër, por i heq, duke ia kaluar kompentecat Këshillit të Ministrave. Heq edhe shumë të drejta që ne i kishim nga konventa kuadër e Këshillit të Europës”, tha Leonidha Papa, kryetar i Shoqatës “Omonia”.
Në kundërshtimin e paraqitur me shkrim, “Omonia” kërkon atë që është kërkuar në Maqedoni: dygjuhësinë në njësitë administrative, ku një e treta e popullsisë i përket minoritetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje, sipas saj duhet të bëhet dallimi midis minoritetit etnik dhe atij kulturoro-gjuhësor, pasi sipas “Omonia”-s, minoriteti vlleh nuk është pakicë kombëtare, por gjuhësore, e pjesa më e madhe e tyre u vetëdeklaruan dhe i përkasin minoritetit etnik grek.
Por ministri Bushati ishte i drejtpërdrejtë në përgjigjen për kreun e “Omonia”-s.
“Me këtë ligj shuhet pozita e privilegjuar e secilës prej pakicave në raport me tjetrën dhe fshihet dallimi që ka ekzistuar deri më sot”, tha Ditmir Bushati, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.