“Mali i Zi për demarkacionin me Kosovën nuk do të flasë as për një centimetër”

“Mali i Zi për demarkacionin me Kosovën nuk do të flasë as për një centimetër”

03 tetor 2017 22:38

Kryeministri i Malit të Zi këtij shteti, Dushko Markoviq, e ka porositur homologun e tij kosovar, Ramush Haradinajn, i cili sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se vota e tij është kundër demarkacionit sipas versionit aktual, që të të jetë më i përgjegjshëm në raport me këtë proces.

Deklarata e fundit e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi e bërë në Uashington se demarkacioni i kufirit me Malin e zi për SHBA-në është çështje e mbyllur, këtu në Podgoricë vlerësohet si një hap drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjes se kufirit ndërmjet dy shteteve.

" Unë dua të porosis qeverinë e Kosovës,kryeministrin e ri që të jenë të përgjegjshëm ndaj kësaj çështjeje, sidomos të jenë të përgjegjshëm ndaj Malit të Zi si shtet mik i cili e ka mbështetur Kosovën e i ka mirëkuptuar rrethanat atje. Mali i Zi ka kryer punën e vet sa i përket demarkacionit, citon televizioni publik të ketë thënë Markoviq .

" Çështja e ratifikimit të marrëveshjes është në kompetencë te institucioneve të Kosovës, shpresoj që rreth saj të sillen me përgjegjësi dhe të jenë azhur. I kuptoj rrethanat në Kosovë por Podgorica ka bërë të gjithën që është pjesë e saj dhe se për këtë çështje më nuk do të bisedohet qoftë edhe për një centimetër", ka thënë Markoviq.

Kosova dhe Mali i zi ende nuk e kanë përcaktuar vijën kufitare edhe pse marrëveshja mes dy shteteve është arritur tashmë.

Komentet

Gjergj Ndok Isufi09/10/2017 09:55

Duke besuar dhe shpresuar qe Ramush Haradinaj do na mbaj Fjalen qe ka premtue qe zdo fali as nji gisht toke,Besoj qe do mbetet burre Malsie dhe Burre shteti.

ali pashe tepelena06/10/2017 13:50

ky me koplex "superior" nuk ka ndegju se existon edhe nje gje qe quhet ARBITRAZH. PO SKA FAJ KY SE KETA KAN MENTALITET KOLONIALIST DHE KUR NUK NGOPEN DUKE MARE TERITORE TE HUAJA.

Shto koment

Të ngjashme