Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, priti shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën ka biseduar për përkrahjen e BE-së në realizmin projekteve të ndryshme në arsim, të cilat ndërlidhen me përmirësimin e cilësisë në arsim në të gjitha nivelet, zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve dhe plotësimin e nevojave hapësinore për aplikimin e mësimit tërëditor, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Bytyqi e informoi Apostolovan me gjendjen e përgjithshme në arsim dhe aktivitetet e Ministrisë së Arsimit, të cilat ndërlidhen drejtpërdrejt me përmirësimin e kualitetit në arsim, duke shprehur vendosmërinë për të quar përpara proceset e rëndësishme në këtë fushë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi falënderoi zyrën e BE-së për mbështetjen e pakursyer përmes projekteve të shumta që kanë kontribuar dhe po ndikojnë në përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Kosovë.
Në anën tjetër, Apostolova theksoi se Bashkimi Evropian është i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Arsimit në përmirësimin e mëtejmë të sistemit arsimor. Apostolova po ashtu e uroi ministrin Bytyqi për performancën në Konferencën “Platforma e Ballkanit Perëndimor për Edukim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion”.