Shtyhet për muajin e ardhshëm seanca gjyqësore ndaj deputetëve të akuzuar

03 tetor 2017 19:09

Rreth 20 minuta ka zgjatur seanca ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, raporton KTV.

Kjo, sepse aty ka munguar deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi.

Ai bashkë me Haxhi Shalën e Nismës për Kosovën akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim i personit zyrtar. Por, prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës i ka propozuar gjyqtarit që të lëshojë urdhër për sjellje me detyrim.

Deputetët veprimet e tyre i kanë kryer në vitin 2015, në kohën kur kundërshtonin marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Tashmë për deputetin Albin Kurti e Donika Kadaj të Vetëvendosjes, është lëshuar urdhër për sjellje me detyrim, për shkak të mungesës së tyre në seancën e muajit shtator.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme