Arbëri

Hoti: Haradinaj ta dijë se nuk mund të bëjë asgjë pa opozitën

Descriptive Text

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti në një konferencë për media tha se mosmbështetja e mocionit nga pozita tregon qartë për varësinë e koalicionit qeveritar nga Lista Serbe, transmeton kp.

Madje sipas tij kjo tregon edhe se vendimet për shkarkimet e ministrave merren diku tjetër e jo nga kryeministri Haradinaj.

Ai tha se mosshkarkimi i Rikallos është fyerje për qytetarët.

Hoti foli edhe për projektligjin e marrëveshjes IPA 2016 ik cili sot nuk u miratua në Kuvendin e Kosovës pas deputetët e LDK-së u larguan nga seanca.

Hoti tha se mos votimi i kësaj marrëveshje në seancën e sotme dhe dalja nga seanca kanë dashur t'i tregojnë kryeministrit Haradinaj se për marrëveshje të rëndësisë së veçantë nuk mjaftojnë votat e Listës Serbe por i duhen edhe votat e opozitës.

Marrëveshja financiare IPA është 71.15 milionë euro.