Arbëri

Deputeti Millosavleviq: Serbët duhet të jenë qytetarë të barabartë në Kosovë

Descriptive Text

Sasha Millosavleviq, deputet nga Lista Serbe, ka thënë se punë e deputetëve është që të merren me ligjet për të mirën e qytetarëve dhe të mos luajnë rolin e gjykatësve për të sulmuar dhe gjykuar serbët.

Sipas tij, akuzat ndaj Nenad Rikallos, ministër i Bujqësisë, po bëhen vetëm pse ai është serb.

“Sot këtu për të satën herë është një temë, e cila nuk do të duhej të debatohej në Kuvend, pasi që bëhet fjalë për një temë të pastër politike, e cila shkakton ndarje ndërmjet popujve në Kosovë, temë e cila shërben si nevojë për fushatë zgjedhore, pasi që ata që e kanë nisur nuk kanë ide për atë se si Kosova të zhvillohet ekonomikisht, çfarë duhet bërë që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë sa më mirë dhe ajo që është më e rëndësishme se si dikush përfundimisht të pranojë se serbët duhet të jenë qytetarë të barabartë në Kosovë dhe ndaj serbëve të mos drejtohet gishti dhe ndaj neve si përfaqësues të tyre”, ka thënë ai, raporton KP.

Ai ka thënë se asnjë parti politike nuk mund të bëjë individualisht asnjë të mirë për të ardhmen e qytetarëve, pasi që sipas tij, e ardhmja e mirë për Kosovën mund të ndërtohet vetëm bashkërisht.