Arbëri

Sveçla: Haradinaj ta shkarkojë Rikallon ose të dorëhiqet vet

Descriptive Text

​Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë se janë mbi 20 dëshmitarë që tregojnë veprimet kriminelit tash ministrit Rikallo dhe nëse nuk shkarkohet, atëherë Haradinaj duhet të dorëhiqet.

Ai lexoi një letër të dëshmitarëve, Blendi Zymi dhe Vllazërim Beqiri, drejtuar deputetëve, ku thuhet se gjatë kohës së bombardimeve është parë me uniformë dhe kallashin në krah, shkruan KP.

Në letrën e dy dëshmitarëve kërkohej nga deputetët që t’i kërkojnë kryeministrit që të shkarkojë ministrin dhe të fillojnë hetimet ndaj tij.