Krasniqi pyet Rikallon se a ka kryer tortura e dhunë ndaj shqiptarëve gjatë luftës

Krasniqi pyet Rikallon se a ka kryer tortura e dhunë ndaj shqiptarëve gjatë luftës

03 tetor 2017 11:42

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, i ka drejtuar pyetje ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, lidhur me akuzat e banorëve të lagjes “Dardania” të kryeqytetit se ka kryer tortura ndaj shqiptarëve gjatë luftës.

Krasniqi ka kërkuar sqarim për deklaratën e ministrit Rikallo i cili a ka thënë se ka pasur jetë të qetë gjatë vitit 1999 dhe marrëdhënie të mira me fqinjët.

“Ju keni deklaruar se keni pasur jetë të qetë dhe keni pasur marrëdhënie të mira me fqinjët tuaj. Pse fqinjët tuaj nuk po akuzojnë dikë tjetër, sepse nuk kemi problem me komunitetin serb në Kosovë. çka nënkupton që keni bërë jetë të qetë gjatë vitit 1999, kur shqiptarët torturoheshin. Në jetën e qetë tuajën a janë përfshirë torturat ndaj shqiptarëve”, pyeti Krasniqi, raporton KP.

Ndërsa ministri Rikallo nuk ndodhej në sallën e Kuvendit në momentin kur Krasniqi parashtroi pyetje për të.

Mungesën e tij e ka arsyetuar kryeministri Haradinaj, i cili tha se e ka porositur Rikallon që të përgatitet për interpelancën e cila pritet të mbahet pas pak në lidhje me këtë çështje.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme