Haradinaj, optimist se brenda 3 muajve do të ketë liberalizim të vizave

Haradinaj, optimist se brenda 3 muajve do të ketë liberalizim të vizave

03 tetor 2017 11:17

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se kufiri me Malin e Zi është në Qakorr dhe në Kullë dhe atje do të mbetet, derisa shtoi se ende shpreson që liberalizimi mund të ndodhë brenda tre muajve.

Haradinaj, duke iu përgjigjur deputetit Dardan Mulliqaj për afatin që ka dhënë për tre muaj për liberalizimin e vizave, ka thënë se për kufirin duhet një komision i ri për ta vërtetuar këtë.

Sipas tij, mund të vonohemi me demarkacionin por është në proces dhe mund të avancojnë më shumë në MSA-në për një vlerësim pozitiv, raporton KP.

Ai shtoi se koha prej tre muajve është ende opsion edhe pse kishte një vonesë për formimin e institucioneve, megjithatë ende është optimist që brenda tre muajve do të ketë liberalizim të vizave.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme