Arbëri

Haradinaj: Do të angazhohemi që rasti i Astrit Deharit të ketë një epilog

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është përgjigjur në lidhje me çështjen e rastit të Astrit Dehari të ngritur nga deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj.

Haradinaj thotë se është e papranueshme kur një rast gjyqësor zgjatet pa kufi, duke thënë se si Qeveri do të angazhohen që këto procese të marrin një epilog.

Kryeministri tha se meqë pushtetet janë të ndara, Qeveria e Kosovës ka aprovuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë detyrat që i takojnë ekzekutivit sa i përket çështjes Dehari, raporton KP.

“Për mua është e papranueshme që një rast të zgjatet pa kufi, pa epilog, është një drejtësi e mohuar. Pushtetet janë të ndara, por çdo aspekt i Qeverisë këto procese do të marrin epilog, vetëm se s’mund ta bëjmë rolin prokurorit dhe gjyqtarit”, tha Haradinaj.

Ai me këtë rast ka ngushëlluar familjen e të ndjerit Astrit Dehari, i cili vdiq në qendër të paraburgimit, ku mbahej si i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.