Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Todosijeviq dhe Apostolova diskutuan çështjet aktuale

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, është takuar dje me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova.

Ata biseduan rreth çështjeve aktuale që kanë të bëjnë me bashkëpunimin në mes të MAPL-së dhe Zyrës së BE-së/PPBE, dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç kësaj, ata biseduan gjithashtu edhe për zbatimin e deritashëm të Marrëveshjes së Brukselit dhe funksionimit të vetëqeverisjeve lokale, si dhe domosdoshmërinë e implementimit të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Todosijeviq theksoi se kjo pjesë e marrëveshjes është kyçe në implementimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Brukselit në tërësi, por edhe pjesët e marrëveshjes të cilat ende nuk janë implementuar plotësisht.

Në fund të takimit, ministri Todosijeviq e falënderoi Zyrën e BE-së/PPBE për zgjidhjen e suksesshme të çështjeve aktuale në nivelin lokal dhe theksoi se ai do të angazhohet për të gjitha komunitetet në Kosovë.