Arbëri

Haradinaj në interpelancë për Rikallon

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot do të raportojë për ministrin e Bujqësisë Nenad Rikallo, për të cilin janë hedhur dyshime se ka kryer krime lufte në Kosovë.

Në seancën pritet që të formohen edhe komisionet parlamentare.

Rendi i ditës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,

Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së, për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo.