Arbëri

Ahmeti në Mati 1: Fitore të sigurt edhe në Kuvend Komunal

Descriptive Text

Në tubimin në lagjen Mati 1 sot u prezantuan disa nga kandidatët e Vetëvendosjes për Kuvend Komunal nga kjo lagje, Sylejman Pireva, Fatban Bunjaku, si dhe Bashkim Beha.

Në këtë tubim, përveç kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dukagjin Gorani.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Gorani theksoi degradimi i vazhdueshëm i Prishtinës u ndal në vitin 2013, kur qytetari ia besoi qeverisjen Vetëvendosjes.

“Para 4 viteve Prishtina ka vendosur me shumicë që të kthehet dhe të rimendohet rendi i përbashkët shoqëror. Sot, këtë rend të përbashkët shoqëror në Prishtinë e simbolizon Shpendi. Qeverisje e qytetëruar dhe e menduar mirë. Këtë qeverisje uroj që të shpërndajmë në tërë vendin. Sa ta kemi Vetëvendosjen në Prishtinë, duhet ta shumëzojmë dhe ta bëjmë standard edhe për të gjitha komunat e tjera”, theksoi Gorani.

Shpend Ahmeti tha se për këto 4 vite ta bëjmë qytetarin pronar të Prishtinës. “Në Prishtinë sot flasim për probleme të qytetit, ama jo për korrupsion. Sepse e kemi luftuar atë prej ditës së parë, dhe kemi instaluar praktika tjera qeverisëse. Që nga paslufta e deri tash, qytetari jonë i ka përjetuar dy modele të qeverisjes: modelin deri në vitin 2013, me hajni, korrupsion, krim e nepotizëm; si dhe modelin pas vitit 2013 me zhvillim, mirëqenie, transparencë dhe barazi. Nuk do të ketë kthim të modelit të vjetër, por do të ketë fuqizim të modelit tonë, të Vetëvendosjes, me fitoren e sigurt edhe në Kuvend Komunal”, tha Ahmeti.

Në këtë tubim u diskutua edhe për projektet e VV-së për këtë lagje që do t’i realizojmë gjatë mandatit të radhës, e që kanë dalë i rezultat i takimeve me qytetarë, si rregullimi i oborrit të shkollës “Pavarësia”, ndërtimi i shkollës së re, ndërtimi i çerdhes së re me bazë në komunitet, ndërtimi i terrenit për sport dhe rekreacion, e të ngjashme.