Ministri Sefaj priti në takim komandantin e KFOR-it

Ministri Sefaj priti në takim komandantin e KFOR-it

02 tetor 2017 18:19

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, ku u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehen se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se është me rëndësi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme