Haradinaj: Elsie do mbahet mend për përkthimin e “Lahutës së Malësisë”

Haradinaj: Elsie do mbahet mend për përkthimin e “Lahutës së Malësisë”

02 tetor 2017 15:47

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e albanologut kanadez me prejardhje gjermane, Robert Elsie.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e papritur të albanologut kanadez me origjinë gjermane, ndër më të shquarit e kohës sonë, Robert Elsie.

Elsie ishte albanologu më prodhimtar, autor i dhjeta librave nga fusha e albanologjisë si dhe kritik e përkthyes në anglisht i letrave shqipe.

Poashtu, ai do të mbahet mend si përkthyes në anglisht i poemës së Gjergj Fishtës, "Lahuta e Malësisë".

Elsie kishte përpiluar edhe fjalorë të shqipes si dhe ishte autor i një historie të përgjithshme të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen dhe miqtë, por njëherësh edhe për albanologjinë dhe historiografinë, për shqiptarët përgjithësisht dhe Kosovën në veçanti.

Ngushëllime!

Pastë dritë shpirti i tij!

 

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agron Dida01/12/2017 09:40

Mos harroni se Lahuten e kan perkthye ne Anglisht Robert Elsie dhe Janice Mathie-Heck e cila jeton ne Calgary, Alberta, Canada.

Shto koment

Të ngjashme