Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tri oferta për Rrugën e Arbrit, të tria shqiptare

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur këtë të hënë ofertat për dhënien me koncesion të rrugës së Arbrit, që parashikon përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e saj.

Nga shqyrtimi elektronik ka rezultuar se kompanitë që kanë shprehur interes për këtë tender kanë qenë 3, të tria shqiptare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas një njoftimi për shtyp të MIE, kompanitë në fjalë janë: “Adem Pojani”; “Alb-Star” Shpk.; “Gjoka Construction” Sh.a. Sa i takon subjektit të parë, nga kontrolli paraprak ka rezultuar se dokumentacioni i paraqitur prej tij nuk ka qenë i mjaftueshëm që oferta t’i merrej në konsideratë.

Operatori i dytë ekonomik, nga ana tjetër, ka paraqitur disa dokumente, por pa detajet për ofertën financiare.

Ndërsa lidhur me subjektin e tretë, komisioni i koncesionit ka vlerësuar se dokumentacioni ka qenë i plotësuar dhe se “Gjoka Construction” ka propozuar si vlerë për projektin shumën prej 33.6 miliardë lekë.

Në njoftimin zyrtar MIE nënvizon më tej se kontrolli i detajuar i dokumentacioneve të 3 kompanive do të bëhet brenda afatit ligjor prej 60 ditësh, në përfundim të të cilit do të dilet me një vendimmarrje.