Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FSK shënon Ditën Kombëtare të Gjermanisë

Sot ora e parë e “Kursit të gjuhës gjermane” në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ka filluar me një atmosferë krejtësisht ndryshe nga ajo e ditëve tjera, duke shënuar kështu “Ditën e Bashkimit të Gjermanisë”.

Për të shënuar këtë ditë, si shenjë nderimi dhe respekt ndaj shtetit gjerman, përveç pjesëtarëve të kursit dhe mësueses së gjuhës gjermane, nuk munguan as eprorët e lartë të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës ( MFSK ) dhe të Komandës së Forcave Tokësore ( KFT ), ka bërë të ditur kjo ministri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore(KFT), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, gjatë fjalës së tij me theks të veçantë nënvizoi përkrahjen e vazhdueshme të shtetit gjerman ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke thënë:

“Jemi një ndër shtetet që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm më Ushtrinë e shtetit gjerman, andaj me këtë rast dua që të uroj shtetin gjerman për ditën e tyre më të rëndësishme dhe njëherësh t’i falënderoj për përkrahjen e tyre të vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së”.

Hapja e laboratorit për mësimin e gjuhës gjermane, për pjesëtarët e FSK-së, është bërë në fillim të muajit shtator dhe kjo është gjenerata e parë që e ndjek këtë kurs.