Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur sot me tubime dhe takime me qytetarët e fillojnë javën e dytë e fushatës për zgjedhjet lokale.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të mbajë tubime në Bogovinë dhe Vrapçisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLëvizja Besa sot pasdite do të kenë takim me qytetarët në komunën e Dollnenit.
Aktivitetet e sotme koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do t’i fillojë me takime me qytetarë në Llozovë, Gradsko dhe Çashkë, ndërsa në mbrëmje do të mbajë tubime në Sveti Nikole dhe Veles.
Karvani i Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja do të mbajë takime me qytetarë në Pllasnicë dhe Demir Hisar, ndërsa tubimet në mbrëmje janë caktuar në Makedonski Brod dhe Kërçovë.
Fushata për rrethin e parë zgjedhor përfundon më 13 tetor në orën 24.
Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.
Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për raundin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.