Arbëri

Konjufca: Qeveria me votë të siguresës nga Rugova

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka deklaruar se kjo Qeveri është e ndërtuar mbi pazare të ulëta, pasi është e varur nga lista serbe, por gjithashtu një ngritje e dorës në Kuvend, kushton një ministri.

Ai në seancën e jashtëzakonshme, tha se Qeverisë i kushtojë një votë një ministri në rastin e votës së siguresës nga Teuta Rugova, transmeton ksp.

Konjufca ka akuzuar kryeministrin Haradinajn që nuk morri pjesë ditë më parë në seancën e jashtëzakonshme.

“Unë e kam një pyetje për Haradinajn, a e dini ju që me kushtetutë, jo 31 deputet por 6 deputet nëse thirrni seancë t’i duhesh me u vizatu. Kjo tregon që kryeministrit tonë nuk i pëlqen llogaridhënia dhe përgjegjësia”, tha ai.

Ai tha se për ta kuptuar si do të qeverisë Haradinaj, nuk ka nevojë të lexohet programi, pasi kjo u pa që nga themelimi dhe funksioni gjatë këtyre ditëve.

“Kjo Qeveri ka bërë zgjedhje të çuditshme dhe absurde, ku ka parti që ka 3 deputet e katër ministri, dhe listën serbe qeveria e varur nga, mos të harrojmë që këtu kemi Qeveri që janë shpikur për të akomoduar dosta”, tha ai.