Arbëri

Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Sot janë betuar katër deputetët e rinj, të cilët zëvendësojnë ata deputetë që kanë marrë poste qeveritare.

Nait Hasani nga PDK, që zëvendëson kryeministrin Ramush Haradinaj, Bekë Berisha i AAK-së zëvendëson Pal Lekajn, që është bërë ministër i Infrastrukturës, Imet Rrahmani e zëvendëson Behxhet Pacollin, që është bërë zëvendëskryeministër, ndërsa Bahri Shabani e zëvendëson Rasim Demirin, që ka marrë post ministror, janë deputetët që sot dhanë betimin.