Arbëri

Gjykata jep detaje zyrtare për rastin e Krasniqit

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni për Çështje Penale, sot ka mbajtur seancën dëgjimore sipas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Frashër Krasniqi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor nga neni 188 parë.1, pika 1.4” të KPRK-së, thuhet në njoftimin nga Gjykata, transmeton Koha.net.

Pas kësaj Gjykata Themelore ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, ndërsa të pandehurit Frashër Krasniqi, i është caktuar masa e sigurisë që i ndalon afrimin ndaj personit të caktuar, të dëmtuarit Milaim Zeka në kuvend 5 m, ndërsa jashtë 100 m.

Kujtojmë se avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi, prokurori i shtetit po ashtu ka marrë vendim për zhvillim të hetimeve kundër Milaim Zekës. Për veprën penale, Kanosjes ndaj Frashër Krasniqit në po të njëjtin emision.