Arbëri

Quni: Për FAK-un duhet konsensus i brendshëm dhe bashkëpunim me miqtë

Deputeti i LDK-së Anton Quni në Interaktiv të KTV-së ka thënë se Kosova duhet të ndërmarrë masat për sigurinë e vendit, por kjo duhet të arrihet përmes një konsensusi të brendshëm dhe bashkëpunimi me miqtë.

“Kjo është temë që kohë pas kohe është diskutuar, por tani po diskutohet më shumë. Posaçërisht pas provokimit me tren, dhe deklaratave pompoze dhe është e natyrshme që ne të shprehim shqetësimet tona. Ne duhet të ndërmarrin masat për sigurinë tonë. Kjo duhet të arrihet përmes një konsensusi të brendshëm dhe ndihmën e miqve të Kosovës”, është shprehur Quni.

Ai më tutje ka thënë se Kosova ka përfituar nga programet dhe ndihmat e miqve të saj në aspektin e sigurisë. Ndërsa ka insistuar se nuk ekziston ndonjë rrezik aktual.

“Ne me të gjithë këto organizma kemi përvoja të mira, dhe vetëm kemi përfituar nga ndihmat dhe programet jashtë vendit. Nuk është ndonjë rrezik apokaliptik, por çështja tani është sensibilizuar. Kosova ka ardhur në një moment kur duhet të ndërmarr të gjitha masat për mbrojtjen e qytetarëve”, ka thënë Quni.

Quni ka thënë se bota perëndimorë i ka dhënë Kosovës përkrahje në shumë aspekt, por edhe në aspektin e sigurisë, por nëse rrezikohet vendi ai ka thënë se duhet të përgjigjet Kosova.

“E kemi një përkrahje të fuqishme të botës perëndimore dhe kjo është edhe në aspektin e sigurisë. Është mirë që të kemi gatishmërinë e ndërkombëtarëve për bashkëpunim. Do të punoj që të krijojmë një klimë politike ndërmjet të akterëve vendor. Dhe të shfrytëzojmë ofertën e SHBA-së, por nëse krijohen situate të rrezikimit të Kosovës atëherë duhet të përgjigjemi. Do të punojmë në të gjitha instancat që të ulemi me të gjithë ata që i kanë qëndruar krah përkrah forcave të Kosovës. Por, kapacitet ushtarake do të jenë edhe në të mirë serbëve pse jo”, ka thënë Quni.