Arbëri

Nesër seanca dëgjimore ndaj Frashër Krasniqit për sulmin ndaj Milaim Zekës

Përplasja Krasniqi – Zeka nuk ka përfunduar vetëm me grushte. Përderisa i pari, pas incidentit është ndalur nga policia në mbajtje, deputeti Milaim Zeka ka vazhduar me sulme verbale në rrjete sociale ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

I njohur për gjuhën e tij të papërshtatshme, deputeti Zeka, për sulmin ka akuzuar Albin Kurtin e personalitete të tjera të kësaj partie.

“Mbrëmë jam sulmuar direkt nga i sëmuri mental, Albin Kurti dhe disa qe po ia mbajnë zhagun,” ka shkruar deputeti i Nismës për Kosovën në Facebook, raporton KTV.

Zeka në përfundim ka shtuar se do të nxjerrë fakte kundër tyre, të cilat, siç ka shkruar ai ‘bash kane me ju ba me fole vetemevete’.

Në anën tjetër, Frashër Krasniqit, deputet i Vetëvendosjes, prokurori ia ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh.

ka qenë në gjendje afektive për shkak të fyerjeve që Milaim Zeka i ka bërë,” citohet t’u ketë thënë në deklaratën e tij në polici Krasniqi, sipas avokatit të tij Tomë Gashi, që ka qenë prezent.

Gashi, përmes telefonit, ka konfirmuar se dyshimet që rëndojnë mbi Krasniqin janë për veprën: lëndim i lehtë trupor.

Rastin e ka dënuar edhe shoqëria civile.

Deputetët Krasniqi e Zeka, debatin me fjalor të rënduar në një studio televizive, e përfunduan me grushte, derisa rasti është dënuar nga qeveria e subjektet politike që përfaqësojnë deputetët.