Arbëri

Shpërfillje procedurash gjatë procedimit të Projektligjit për ushtrinë

Mungesa e koordinimit me ndërkombëtarët nuk është problemi i vetëm që e ka përcjellë inicimin ligjor të presidentit Hashim Thaçi për ta transformuar në ushtri Forcën e Sigurisë (FSK).

Problemi tjetër ka të bëjë me procedurën, shkruan sot Koha Ditore.

Kur dy ditë më parë presidenti i ka dhënë start iniciativës, ai e ka dërguar në Kuvend vetëm Projektligjin për FSK-në.

Përpos një letre përcjellëse, nuk i ka bashkëngjitur diçka më shumë këtij dokumenti. Rregullorja e punës së Kuvendit kërkon shumë më shumë se kaq.

Neni 54 i Rregullores precizon kushtet e parashtrimit të një projektligji nga palët e autorizuara, sikur është kreu i shtetit, Qeveria, deputetët dhe 10 mijë zgjedhës. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.