Arbëri

Rreth 270 nxënës nga 27 komuna garojnë në finalen e diturisë “Eureka 4”

Gjimnazi “Hasan Nahi” në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera” organizon edicionin e katërt me radhë “Gara e Inteligjencës - Eureka 4”.

“Në mesin e 2000 nxënësve ku janë përzgjedhur 270 finalistë nga 27 komunat e Kosovës do të garojnë në fazën finale të garës ‘Eureka 4’, e cila do të mbahet më 11 mars 2017 në ora 11:00 në ambientin e gjimnazit Hasan Nahi në Prishtinë”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje thuhet se me datën 3 dhjetor 2016, është mbajtur në të gjithë Kosovën në shkollat e përcaktuara nga Komunat përkatëse testi i fazës së parë të kësaj gare tashmë tradicionale të miratuar dhe të përkrahur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe DKA-të (Drejtoritë Komunale të Arsimit) në të gjithë Kosovën.

Gara “Eureka 4” sfidon dijen e mbi 2000 nxënësve më të mirë nga e gjithë Kosova të përzgjedhur nga klasat e 9-ta nga më se 27 komuna të ndryshme të Kosovës.