Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se bazuar në planin e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka siguruar 85.500 vaksina kundër gripit sezonal.
Shpërndarja e këtyre vaksinave ka filluar përmes Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili i shpërndan ato në Qendrat Kryesore të Mjekësisë familjare- Njësitë e vaksinimit të komunave të Kosovës, ku qytetarët mund të vaksinohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas MSh-së, prej vaksinave të siguruara, të cilat jepen falas për qytetarët, 85 000 janë vaksina për të rritur, ndërsa 500 të tjera janë vaksina për fëmijë (pediatrike) kundër gripit.
“Vlera financiare e këtyre vaksinave të siguruara është 478. 670.00 €. MSh u bën thirrje grupeve më të rrezikuara siç janë të sëmurët kronikë dhe të moshuarit që t’i shfrytëzojnë vaksinat për mbrojtje kundër gripit sezonal”, thuhet në njoftim.