Pacolli njofton Brukselin se demarkacioni nuk mund të kalojë tani

Pacolli njofton Brukselin se demarkacioni nuk mund të kalojë tani

30 shtator 2017 07:30

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë në Bruksel, pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, se i ka njoftuar zyrtarët e BE-së se Kosova në këtë moment nuk ka mundësi të bëjë ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe kërkon një rrugëdalje tjetër nga kjo sfidë, shkruan sot Koha Ditore.

“Pata mundësi t’ua shpjegoj situatën reale në Kosovë, ashtu si është situata. Më duket se ua kam bërë të qartë se demarkacioni si i tillë nuk pritet të ratifikohet në këtë periudhë dhe në periudhën e ardhshme. Këtë e ka të qartë secili sot. Edhe dje e kam potencuar, edhe sot”, ka thënë Pacolli pas takimit me zonjën Mogherini.

“Tani është një sfidë e cila duhet të tejkalohet. Sigurisht duhet të gjejmë rrugë tjetër dhe duket se unë e shoh tani se ka hapësirë që të punohet në një alternativë tjetër, duke anashkaluar këtë problem. Jo për ta anashkaluar dhe lënë aty, por konsiderojmë se është një sfidë e cila duhet të tejkalohet, por jo tani. Nuk mund të tejkalohet tani. Pritet momenti i duhur. Kurrsesi proceset e integrimeve të mos ngelin dhe të mos presin që kjo sfidë të kryhet dhe të ecim përpara. Nëse e bëjmë këtë, është gabim shumë i madh, edhe i Brukselit, edhe i Prishtinës”, ka thënë Pacolli... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme